Sulmin vetëvrasës në dasmë, autoritetet turke e cilësojnë terrorist (Video+Foto)

Një shpërthim ka ndodhur në një sallon dasmash në qendrën e qytetit të Gaziantepit. Në vendin e ngjarjes janë dërguar shumë ambulanca dhe ekipe të policisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Prefekti i Gaziantepit Ali Yerlikaya bëri të ditur se në një dasëm në qendrën e qytetit ka ndodhur një shpërthim dhe se si pasojë ka edhe të plagosur.

Në deklaratën për gazetarin e AA, Yerlikaya tha se një sulm terrorist është organizuar ndaj një salloni dasmash në lagjen Akdere në qarkun Şahinbey të Gaziantepit.

Duke u shprehur se në vendin e ngjarjes janë dërguar shumë ambulanca, Yerlikaya tha se “Si pasojë e këtij sulmi të neveritshëm terrorist, ka të plagosur.

Policia e cila ka shkuar menjëherë në vend ngjarje ka bërë thirrje njerëzve të mbledhur për rreth vend ngjarjes që të largohen.

57b8c11ac461880a2c8b461c

619020

57b8bf60360fd_turjey14

Temat
BotëLajme

Të afërta