Një gjë aspak e mirë i ndodh Majkit!

Majki, një prej emrave më të suksesshëm të kohëve të fundit në diskografinë shqiptare është përballur me një zhvillim jo fort të mirë gjatë ditës së sotme.

Reperit i është hakuar llogaria me qindra mijëra ndjekës në Instagram e cila aktualisht nuk është nën zotërimin e tij.

Këtë, reperi dhe këngëtari e ka treguar në Snapchat ku mes tjerash ka zbuluar se pritet që rikthimi i llogarisë të bëhet shumë shpejt.

Aktualisht, nën emrin ‘majkaveli’, në Instagram figuron një llogari private me rreth 13 ndjekës dhe vetëm një postim.

Temat
Showbiz

Të afërta