Cozman krah për krah me Lumi B, thyen akullin pas shumë vitesh (Foto)

Dihen raportet e acaruara mes reperëve të Babastars dhe të gjithë reperëve tjerë.

Sidomos ka ekzistuar rivalitet i madh mes Babastars dhe Kaos e PINT, duke mos kursyer as thumbimet nëpër këngë.

Por, miqësinë nga fëmijëria nuk ka preferuar t’a harrojë reperi i Babastars, Cozman.

Ai në një dasmë të mikut të tyre Granit Nazifit, ishte në një tavolinë me Lumi B, teksa aty nuk kishte antarë të tjerë të Babastars, shkruan Telegrafi.

Ky veprim i Cozman u shoqëruar me postime në Instagram, ku ai thotë se është me shokun e tij të vjetër dhe kthehet pas në kohë.

Ky është veprimi i parë që thyen akullin mes Babastars dhe reperëve të tjerë kosovarë, me Cozman i cili duket se ka bërë hap të madh drejt relaksimit të raporteve.

Megjithatë, vështirë të shihet Geti në një foto me Lumi B, pas thumbave të shumtë nëpër këngë drejtuar njëri-tjetrit, teksa vështirë se mund t’i ketë pëlqyer edhe veprimi i Cozyt.

Temat
Showbiz

Të afërta