Shaqiri “sulmon” Guardiolën

Xherdan Shaqiri ka mbështetur portierin e Manchester Cityt, Joe Hart duke kritikuar vendimet e pashpjegueshme të menaxherit, Pep Guardiola.

Ka filluar ndeshja mes Stoke City dhe Manchester City.

Futbollisti me origjinë shqiptare i vendasve, Xherdan Shaqiri, do të përballet në këtë takim kundër ish-trajnerit të tij te Bayern Munich, Pep Guardiola. Në një prononcim për “Daily Mail”, mesfushori i Zvicrës ka folur mbi këtë përballje ku do të kërkojë të marrë hak ndaj trajnerit që nuk pati besimin e duhur te ai.

“Guardiola është një trajner shumë i mirë sa i përket asaj që ndodh në fushë, por komunikimi i tij me mua nuk ishte dhe aq i mirë. Ai arriti të fitonte titullin te Bayerni, ia uroj ta fitojë dhe këtu me Sitin, por padyshim që ky do të jetë sezoni më i vështirë në gjithë karrierën e tij. Kampionati anglez është shumë i vështirë dhe këtë gjë besoj se Guardiola e kuptoi në ndeshjen e parë me Sunderland”, tha Shaqiri, përcjell “Panorama Sport”.

Kosovari u pyet të jepte një mendim edhe për portierin e Cityt, Joe Hart, të cilin Guardiola e ka ulur në stol menjëherë pasi arriti në ekip.

Capture-167

“Nuk besoj që Guardiola t’i ketë dhënë shpjegime Hartit pasi ai nuk flet asnjëherë për këto lloj vendimesh. Është një situatë e vështirë për çdo lojtar, sidomos kur përgatitesh mirë dhe trajneri në media thotë që ti je një futbollist i mirë ose më i miri. Nuk e di cili mund të jetë problemi me Hartin, por këto janë gjëra që ndodhin në çdo klub kur ndryshohet trajneri. Shembull për këtë është edhe Schweinsteiger te Manchester United”, u shpreh futbollisti i Stoke Cityt.

Temat
BotëSport

Të afërta