Londra inaguron metronë që do të qëndrojë e hapur edhe pas mesnate

Në Oxford Circus në zemër të Londrës, turistë dhe londinezë, ecin me nxitim drejt stacionit të metrosë.

Është thuajse mesnatë dhe për herë të parë ata kanë mundësinë të përdorin dy linjat kryesore të rrjetit të tranporteve londineze pa u shqetësuar për efektin kohë.

Nëse disa kthehen drejt shtëpisë pas pune, për disa të tjerë mbrëmja sapo ka filluar.

“Është absolutisht e pabesueshme që metroja të jetë në shërbim 24 orë”, deklaroi Omar Khan, 27- vjeçar. I riu është bërë gati për të shijuar mbrëmjen jashtë së bashku me miqtë e tij.

Ai shprehet se mundësia e ofruar për të marrë metronë çdo mbrëmje do të ndryshojë mënyrën e jetësës së mjaft qytetarëve.

Temat
BotëLajme

Të afërta