Justin Bieber largohet nga Instagrami, fajtore Selena (FOTO)

Justin Bieber ka deaktivizuar profilin e tij në Instagram, pas një debati që ka pasur me ish-të dashurën e tij në komente.

E gjitha ka filluar me një kërcënim të Bieber se do ta bënte privat Instagramin nëse fansat nuk do të tregonin respekt për të dashurën e tij të re, Sophia Richie.

Selena Gomez ka qenë e para që ka reaguar, duke i sugjeruar ish-të dashurit të saj se ai duhet ta mbajë lidhjen e tij më private dhe të mos e shfaqë të dashurën e re në rrjetet sociale.]

Selena gjithashtu i ka shkruar se Bieber duhet të tregohet i mirë me fansat e tij, pasi ata e duan, përcjellë lajmi.net.

Bieber është përgjigjur, duke u krijuar kështu një bashkëbisedim mes tyre përmes komenteve, ku madje kanë akuzuar njëri-tjetrin për tradhti derisa ishin bashkë.

Kështu, Justin ka vendosur se më së miri është të bllokojë profilin dhe të shijojë lidhjen me 17-vjeçaren.

Në anën tjetër, Selena ka shkruar në Snapchat se “ajo që ka shkruar ishte vetjake dhe shumë e panevojshme”, duke aluduar se është penduar për gjithë këtë episod.

biebbbb

No he did not

A photo posted by justinbieber (@jushtinbiebah) on

Temat
Showbiz

Të afërta