Ilda Bejleri në shoqërinë e një djali seksi (Foto)

Plazhet e Dhërmiut dhe Jalës në Jug të vendit janë ndër më të preferuarit e Ilda Bejlerit, gazetares sportive të “Supersport”.

Nga fotot që poston shpesh në rrjetet sociale, duket se ajo e kalon gjithë verën në Jug, bashkë me miqtë e saj më të ngushtë.

Nuk kanë munguar provokimet që ajo vetë u ka bërë fansave me foto me bikini, herë shtrirë në shezlong e herë duke u lyer me krem mbrojtës kundër diellit, duke marrë shumë komente e komplimente në rrjetet sociale nga ndjekësit. Por kësaj here gazetarja është fotografuar nga paparaci në shoqërinë e një djali shumë simpatik nga Durrësi. Nuk dihet çfarë e lidh me Ildën djalin në fjalë, pasi ai nuk është pjesë e televizionit dhe as showbizz­it.

Ata janë fotografuar duke biseduar e duke kaluar momente të mira poshtë çadrës. Pak ditë më parë, Ilda Bejleri u përfol në rrjetet sociale për makinën luksoze që bleu, e cila kushton shumë shtrenjtë në treg. Bëhet fjalë për një “BMW X6”, ngjyrë të zezë.

Vlera në treg e një makine të tillë shkon mijëra euro, nëse Ilda e ka blerë të përdorur, dhe mbi 100 mijë euro nëse e ka blerë me kilometrazh zero. Ilda Bejleri është një nga vajzat më të komentuara të ekranit, pasi është përfolur për një lidhje të mundshme me futbollistin shqiptar Xherdan Shaqiri./Panorama Plus/

erererererererererer_1471704768-2830586

Temat
Showbiz

Të afërta