Historia e trishtë që bëri që Justin Bieber të bëj një gjest të madh

Pas një ditë të lodhshme pune kanadezi Bieber vendosi të ulej në një restorant për të drekuar, ndërkohë që atmosfera e këtij vendi ishte krejtësisht e zymtë, e padurueshme për 22-vjeçarin.
Ai vu re se tek tavolina ngjitur një grup të rinjsh po qanin ndërkohë që ishin “zhytur” në pije alkoolike.

Menjëherë Bieber është ngritur nga tavolina për të pyetur kamarierin se çfarë ka ndodhur dhe ky i fundit i tregoi historinë më të trishtë.

Një nga miqtë e të rinjve që po pinin sapo kishte ndërruar jetë në përpjekje për t’i shpëtuar një zjarri të madh. Ai djalosh ishte vetëm 20-vjeç dhe e kishte humbur betejën e vdekjes.

I prekur thellë nga kjo histori, Justin ju afrua të rinjve për t’i ngushëlluar. Ai i qerasi me disa pije të tjera dhe në fund u pagoi faturën qindra dollarëshe në shenjë keqardhjeje.

Temat
Showbiz

Të afërta