Eqrem Kryeziu tallet me Kryeministrin: Korrupsionin po e lufton ai që ka 72 dosje në Prokurori

Njëri prej ish-udhëheqësve të LDK’së, Eqrem Kryeziu është tallur me Kryeministrin Isa Mustafa i cili ka thënë se do ta luftojë korrupsionin.
Këtë deklaratë Shefi i Qeverisë e ka thënë para Zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden.

Mirëpo, Eqrem Kryeziu ka treguar një dialog të fqinjëve të tij rreth zotimit të Kryeministrit për të luftuar korrupsionin.

Ky është postimi i Eqrem Kryeziut:

“Absurdi me “A” të madhe

– Kush qenka ky burrë shteti që i premton Mikut të Madh të Kosovës se do ta luftojë korrupsionin? – e pyeti një i huaj një fqinjin tim.

– Është personazhi i 72 dosjeve për korrupsion, – u përgjigj fqinji dhe vazhdoi të rrufiste qetë-qetë kafenë e përditshme.

Temat
LajmeVend

Të afërta