Delawie: Vullnetarët, ndryshuan jetën e kosovarëve

Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Greg Delawie iu ka thënë 34 vullnetarëve amerikanë të Korpusit të Paqes të cilët do të shërbejnë në Kosovë, se po iu bashkëngjiten grupit që kanë bërë ndryshime në jetën e kosovarëve.

Ai ka numëruar disa nga të arriturat e punës së vullnetarëve, duke përmendur organizimin e garave ndërkombëtare të matematikës në shkollat fillore dhe të mesme në gjithë vendin, ku kanë qenë mbi 10 mijë të regjistruar, nga të cilat 3 studentë kanë fituar çmime ndërkombëtar.

Grupi i ri i vullnetarëve do të punojnë në Gjilan, Pejë, Gjakovë dhe Ferizaj, ku do të shërbejnë si mësues të gjuhës angleze.

14059971-1503372106355411-1153666272-o_9689-635x358

Temat
LajmeVend

Të afërta