Armina Mevlani: Nuk kam qënë asnjëherë e varfër

Armina Mevlani ka një përgjigje për zërat thumbues që vijnë në drejtim të saj se ajo ka qënë e varfër dhe se falë të dashurit të saj, rrjedha e jetës ka ndryshuar totalisht.

Mevlani ka një përgjigje edhe ketë herë për komentet e gazetarëve, e publikuar në një intervistë për revistën “Who”.

“Ne kemi qenë një familje normale, prindërit e mi bënin punë të ndershme dhe kanë qenë të suksesshëm në sferat e tyre.

Jeta ime ndryshoi në vitin që u shkëputa prej tyre dhe ̪fillova punë në një revistë mode, pasi doja të isha e pavarur ekonomikisht.

Po atë vit firmosa kontratën me “Birra Tirana”, e cila u vlerësua me një shumë të majme. Shkëlzeni erdhi në jetën time vite më pas dhe sigurisht që edhe ai, si partner, më mbështet çdo ditë në punën time”, tregon Armina.

Ajo thekson edhe që: “Të jesh e varfër nuk është antivlerë, megjithatë nuk kam qenë dhe nuk jam ndjerë kurrë e tillë. /albeu

Temat
Showbiz

Të afërta