Adelina Berisha: Jam 25 vjeçe dhe s’kam pasur kurrë të dashur

Adelina Berisha, edhe pse i ka kënduar shpesh dashurisë, në një intervistë për “Bluetooth” zbulon se vetë nuk ka qenë kurrë e dashuruar.

E pyetur për jetën e saj private, për të cilën zakonisht nuk flet, ajo ka thënë: “Nuk kam asgjë për të thënë. S’kam të dashur dhe nuk kam pasur kurrë një lidhje në jetën time”.

25-vjeçarja ka habitur me këtë deklaratë të saj, edhe pse në pyetjet pasuese ka preferuar të mos përgjigjet.

Gjithashtu ajo ka mohuar edhe kryerjen e operacioneve plastike, duke thënë se trupi i saj është rezultat i ushtrimi të shumtë në palestër.

Këngëtarja gjatë gjithë verës ka qenë shumë e angazhuar me koncerte e përgatitje për këngën e saj të re “T’kam ik”.

ab1510e74c26e86b2d89421b5f673749

Temat
Showbiz

Të afërta