​Zidane: Nuk e di datën e saktë për kthimin e Ronaldos

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka refuzuar të tregojë datën kur Ronaldo do të kthehet në fushë.

Megjithatë, ai shpreson se portugezi do të mund të kthehet në ndeshjes e javës së ardhshme që Real Madrid e zhvillon në shtëpi kundër Celta Vigos, transmeton Express.

“Nuk mund t’ju jap një datë konkrete se kur do të kthehet Ronaldo. Ai është kthyer në fushë dhe po bën trening me topin, gjë që është shenj e mirë, tha Zidane.

Zidane tregoi se Ronaldo mezi pret të kthehet.

“Ai dëshpërimisht dëshiron të kthehet sa më shpejt që është e mundur. Jam i lumtur ta shoh se është kthyer në trening,” përfundoi ai.

Temat
BotëSport

Të afërta