Zidane largohet nga Real Madrid

Enzo Zidane, i biri i trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane, ka vendosur të largohet nga Santiago Bernabeu.

Enzo Zidane nuk do të jetë futbollist i Real Madridit në sezonin e ri.

Ai dëshiron të gjejë një skuadër të re ku do të mund të luajë me vazhdimësi, pasi ende nuk konsiderohet i rëndësishëm për ekipin e parë nga babai i tij, trajneri Zinedine Zidane.

Mediat spanjolle raportojnë se Enzo tashmë është në bisedime me disa klube për transferim në javët e fundit të afatit kalimtar të verës, përcjell “Lajmi.net”.

Por, ai pritet që të huazohet nga Real Madrid pasi konsiderohet si talent i së ardhmes.

usain-bolt-live-7591-6

Temat
BotëSport

Të afërta