Tallet Allegri: Kjo është arsyeja e largimit të Pogbas nga Juventusi

Paul Pogba la Juventusin këtë afat kalimtar për t’iu bashkuar Manchester Unitedit, për një shumë që ishte rekord i ri në futboll.

Rreth largimit të Paul Pogbas sot në konferencë për shtyp, është pyetur trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri.

Italiani ka dhënë një përgjigje qesharake, duke thënë se një humbje e Pogbas në basketboll dhe futboll nga ai, kanë qenë arsyet e largimit.

“Kemi pasur marrëdhënie shumë të mira, siç kam me çdo lojtar. Ndoshta atij i dhemb ende një humbje që ia shkaktova në basketboll dhe futboll, dhe kështu vendosi të largohet”, është përgjigjur me shaka Allegri, përcjell Lajmi.net.

Pogba sonte do të bëjë debutimin te Manchester Unitedi, në ndeshjen e xhiros së dytë që Djajtë e Kuq e zhvillojnë në Old Trafford me Southamptonin.

Temat
BotëSport

Të afërta