Shaqiri – Guardiola, lajm i madh nga “Sky Sports” (FOTO)

Xherdan Shaqiri e Bojan Krkic do të jenë kërcënimi kryesor për Manchester Cityn dhe menaxherin e ri Pep Guradiola në duelin e xhiros së dytë në Premierligë.

Pep Guardiola ballafaqohet me një udhëtim të vështirë te Stoke City, në xhiron e dytë të Premierligës.

Menaxheri i ri i Manchester Cityt atje do të takojë fytyra të njohura nga e kaluara e tij, Xherdan Shaqiri e Bojan Krkic, ish futbollistë të tij nga Bayern Munich, përkatësisht Barcelona, shkruan “Sky Sports”, përcjell “Lajmi.net”.

Andaj, përveç tyre, Guardiola do të ballafaqohet edhe me një sfidë të vërtetë për ta fuqizuar stilin e lojës së tij me pasime të shpeshta, që nganjëherë nuk funksionon kundër një skuadre si Stoke City.

usain-bolt-live-7591-15

Temat
BotëSport

Të afërta