Miley Cyrus anulon muajin e mjaltit në Bora Bora

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth, e kanë anuluar maujin e tyre të mjaltit për në Bora Bora.

Këngëtarja po planifikonte që të kalonte pushimin e martesës me të fejuarin e saj, Liam Hemsworth pikërisht në këtë vend romantik, por si duket kjo gjë nuk do të ndodhë.

“Ata kishin planifikuar udhëtimin, por Miley vendosi që dëshiron të shkojë diku tjetër. Ata kanë zgjedhur një vend tjetër”.

Kurse ky burim ka treguar se ata janë të ndarë në mendime sa i përket ceremonisë së dasmës.

“Miley dëshiron një dasmë më të vogël, më private. Por Liam dëshiron një dasmë më të madhe, kështu që besoj se do të arrinë një kompromis”, ka thënë një burim për revistën Us Weekly.

Temat
Showbiz

Të afërta