Komenti i Hoxhajt për ngritjen e shtatores së Millosheviqit

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ashpër ndaj iniciativës më të fundit në Serbi për ngritjen e përmendores së diktatorit serb, Sllobodan Millosheviq.

Reagimi ka qenë i ashpër në Twitter, duke e konsideruar “një përpjekje për ta pastruar figurën e tij nga krimet”.

Në Twitter Hoxhaj ka shkruar: “Kundërshtojmë fuqishëm përpjekjet në Serbi për të pastruar Slobodan Millosheviqin nga përgjegjësia për krimet e luftës dhe aktet gjenocidiale në Ballkan. Rehabilitimi i Millosheviqit është sulmi më serioz ndaj paqes dhe pajtimit në rajon. Një precedent shumë i rrezikshëm ndërkombëtarisht”.

Së fundi, në Serbi, në përkrahje të ngritjes së përmendores së Millosheviqit nga ish partia e tij që tani udhëhiqet nga Ivica Daçiq, ka dal edhe presidenti i këtij vendi, Tomislav Nikoliq.

SERBIA-MILOSEVIC-ANNIVERSARY-WAR

Temat
LajmeVend

Të afërta