Haradinaj: AAK s’ka qenë pjesë e konsultave për protestë më 1 shtator

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka folur për protestën e thirrur nga lëvizja Vetëvendosje më 1 shtator kundër Demarkacionit me Malin e Zi.

Ai në një prononcim për Botapress ka thënë se AAK nuk është pjesë e organizimit të protestës.

“Ne nuk kemi qenë pjesë e konsultave dhe nuk jemi pjesë e organizimit të këtyre protestave. Qytetarët vendosin vetë nëse do të marrin pjesë apo jo, por si parti politike nuk jemi pjesë e organizimit, dhe nuk ka të bëjë kjo as me inate as me qejfe të askujt.

Ata që duan ta dinë, e dinë se cili ka qenë dhe cili është angazhimi ynë për kundërshtimin e demarkacionit” ka thënë Haradinaj.

Temat
LajmeVend

Të afërta