Enrique: Ky është titulli që dua ta fitoj në sezonin e ri

Luis Enrique synon titullin e tretë të njëpasnjëshëm në La Ligë, për herë të tretë në histori të klubit.

Luis Enrique pret konkurrencë të fortë si zakonisht në La Ligë, në prag të fillimit të edicionit të ri për Barcelonën me duelin ndaj Real Betisit, të shtunën.

Gjiganti katalan triumfoi në Spanjë në gjashtë nga tetë sezonet e fundit, dhe Enrique synon titullin e tretë të njëpasnjëshëm, për herë të tretë në histori të klubit.

“Gjithmonë kam thënë se cilido ekip që hyn me synim për ta mbrojtur titullin është favorit për shkak të respektit të asaj që ka bërë në edicionet paraprake”, deklaroi Enrique gjatë një konference për media, përcjell “Lajmi.net”.

“Por, ne të gjithë fillojmë me numër të njëjtë të pikëve, që është zero. Andaj, gjithmonë ka ekipe të mëdha që në fund dalin fitues, por gjithmonë ka edhe befasi. Po, ne duam të fitojmë titullin e tretë me radhë”, theksoi ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

Temat
BotëSport

Të afërta