Bill Clinton, sot feston ditëlindjen

It may be in former President Bill Clinton's (and his wife's) interest to help keep the Democratic party together for the next convention.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton mbush sot 70 vite.

William Jefferson Blythe III i cili është edhe emir i plotë i tij, u lind më 19 gusht 1946 në Hope në shtetin federal Arkansas.

Bill Clinton është një politikan amerikan i cili shërbeu si President 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001. Ai ka shërbyer më parë si Guvernator i Arkansas nga viti 1979 deri në vitin 1981 dhe nga 1983 deri në vitin 1992, dhe si Prokurori i Përgjithshëm i shtetit Arkansas nga viti 1977 deri më 1979.

Clinton është anëtar i Partisë Demokratike. Ideologjikisht ai i përkiste demokratëve të rinj, dhe shumë prej politikave të tij reflektonin një filozofi të rrugës të tretë centriste të qeverisjes.

Bill Clintoni gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-s për ndërhyrjen e NATO-s në Luftën e Kosovës në vitin 1999. Clinton njihet si mik i madh i shqiptarëve, e veçanërisht i kosovarëve, pas rolit të tij të jashtëzakonshëm në luftën e fundit të Kosovës.

Për nder të 70 vjetorit të lindjes, përvjetorit Jubilar, Friendship Kosova-USA do të bëjë shënimin e kësaj dite gjatë ditës së sotme në orën 11:00

Temat
BotëLajme

Të afërta