Bashkohen Meda e Sinani! Kanë një mision (Foto)

Këngëtarët Mehdin Përgjegjaj e Sinan Hoxha kanë bashkuar forcat. Si dy këngëtarët më të kërkuar në zhanrin e tyre, nga dy shtete të ndryshme, kanë vendosur që të bashkohen për një gjë të veçantë.

Që të dy shumë shpejt do të sjellin një hit të kënduar në duet, shkruan Kolona.al.

Sipas burimeve të gazetës ata tashmë kanë folur për duetin, ndërsa kënga në fjalë do të vij shpejt për fansat e tyre.

Se çfarë kënge do të sjellin ata të cilën po e ‘prezantojnë’ si hitin e radhës, mbetet të shihet.

meda1

Temat
Showbiz

Të afërta