ZYRTARE: Mahrez nënshkruan me klubin nga Liga e Kampionëve (FOTO)

Riyad Mahrez ka nënshkruar kontratë të re në Leicester City, për të luajtur në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori Riyad Mahrez ka nënshkruar kontratë të re katërvjeçare me kampionin e Premierligës.

Reprezentuesi algjerian spekulohej me transferim në Arsenal, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Ai realizoi 17 gola dhe shtoi 11 asistime në edicionin e kaluar duke u zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit në Premierligë nga Shoqata e Futbollistëve.

Mahrez iu bashkua bashkëlojtarëve Wes Morgan, Jamie Vardy, Kasper Schmeichel e Andy King që kanë vazhduar kontratat e tyre në Leicester City, përcjell “Lajmi.net”.

Menaxheri i ekipit, Claudio Ranieri po ashtu ka nënshkruar marrëveshje të re katërvjeçare dhe pas humbjes së N’Golo Gante – i cili u transferua në Chelsea – ka insistuar se dëshiron t’i mbajë futbollistët më të mirë në klub.

Mahrez iu bashkua Leicester Cityt nga klubi i ligës së dytë të Francës, Le Havre në janar të vitit 2014.

RM-1

Temat
BotëSport

Të afërta