“Goal.com” ka konfirmuar lajmin se tifozët e Arsenalit i kanë shkruar një letër mesfushorit Granit Xhaka duke i kërkuar që të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.
Granit Xhaka, luaj për Përfaqësuesen e Kosovës, kjo është kërkesa e tifozëve të Arsenalit në Kosovë për përforcimin e ri të “Gunners”, shkruan “Goal.com”.
Portali i njohur i futbollit ka konfirmuar lajmin se tifozët e Arsenalit në Kosovë i kanë bërë thirrje reprezentuesit zviceran që të largohet nga ekipi helvetik dhe të luajë për skuadrën nga vendlindja e tij, përcjell “Lajmi.net”.
Xhaka është vetëm një nga futbollistët e mëdhenj kosovarë që luajnë në skuadra tjera përfaqësuese, por që kanë marrë ftesë nga Federata e Futbollit të Kosovës që t’i bashkohen ekipit të selektorit Albert Bunjaku.

