Sulmi i tretë në Turqi që nga mëngjesi: 10 të vdekur, 219 të plagosur

Kryengritësit kurd të PKK-së kanë kryer sulm të ri me autobombë ndaj ndërtesës së drejtorisë së policisë në qytetin Elazığ të Turqisë. Gjatë sulmit janë vrarë 3 policë si dhe janë plagosur 170 persona të tjerë duke përfshirë edhe civilë, raporton Anadollu Agency (AA).

Si pasojë e sulmit janë dëmtuar ndërtesa e drejtorisë së policisë së qytetit dhe ndërtesat përreth saj. Gjithashtu si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe automjetet në pjesën e brendshme të drejtorisë së policisë si dhe në zonën e shpërthimit është hapur një gropë e madhe.

Pas sulmit në vendngjarje ka mbërritur edhe prefekti i qytetit Elazığ, Murat Zorluoğlu. Në deklaratën të bërë nga Prefektura u njoftua se sot në orët e mëngjesit është kryer një sulm me autobombë ndaj ndërtesës së drejtorisë së policisë në qytetin Elazığ.

“Autobomba, është shpërthyer jashtë murrit rrethues të drejtorisë së policisë. Si pasojë e sulmit kanë rënë dëshmorë 3 policë, ndërsa janë plagosur 170, ku 14 janë në gjendje të rëndë”, thuhet në deklaratën e Prefekturës.

Në deklaratë gjithashtu u theksua se të plagosurit janë dërguar në spitale të ndryshme për trajtimin e tyre mjekësor, ndërsa vazhdon hetimi i gjithanshëm në lidhje me sulmin, transmeton lajmi.net.

Më herët gjatë dy sulmeve të ndara me bomba në lindje të Turqisë janë vrarë gjashtë ushtarë.

Në ndërkohë është raportuar edhe për një ushtar tjetër të vrarë në përleshjet e forcave të sigurisë më kryengritësit kurd.

Nga të gjitha këto sulmi numri i të vrarëve ka shkuar në 10 kurse i të plagosurve në 219.

by Taboola Sponsored Links You May Like

Temat
BotëLajme

Të afërta