Shqiptari shpëton karrierën e Balotellit (FOTO)

Mario Balotelli mund të “shpëtohet” vetëm nga Igli Tare.

Drjetori sportiv i Lazios është duke tentuar transferimin e italianit në “Olimpico”, edhe pse ai po kalon nëpër një moment shumë të vështirë në karrierë.

Sipas “Sport Mediaset”, i vetmi aspekt që e ndanë Balon nga Lazio është ai financiar, pasi që kërkesat e sulmuesit janë të mëdha, përcjellë “Lajmi.net”.

Ditët e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen e Balotellit, i cili nuk po dëshirohet as nga klubi aktual, Liverpool.

Aspekt pozitiv për kompletimin e operacionit është miqësia e Tares me agjentin e Balotellit, Mino Raiola.

80e61dfc869da4f490c4c25d67fe2664-470x174

Temat
BotëSport

Të afërta