Shpëton për mrekulli 37-vjeçari, atentat teksa shkonte te prindërit në Durrës

Atentat me armë zjarri në fshatin Rrotull, Durrës. Burimet policore bëjnë me dije se dy persona të paindentifikuar, të maskuar kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, në drejtim të mjetit Volzvagen Tuarekë me targa AA 006 ML, me drejtues shtetasin A.H. 37 vjeç, banues në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme gjatë mbrëmjes dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Personi të cilit i është bërë atentat ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, i cili po shkonte tek prindërit, banues në Rrotull. Fatmirësisht, shtetasi në fjalë nuk është dëmtuar, por ka vetëm dëme materiale.

Me të marrë njoftimin, menjëherë në vendngjarje shkuan Efektivat e Policisë, të cilët bënëtë mundur kqyrjen e vendit të ngjarjes, ku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 gëzhonja, kalibri 7.62 mm dhe vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës përveprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe” Prodhimi dhembajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 78,22 dhe278/2 të Kodit Penal.

Temat
LajmeRajon

Të afërta