Shkurre të kokainës dhe hashash kapen në Deçan, Isniq dhe Baran të epërm

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pejë, pas një pune operative-hetimore, në bashkëpunim me stacionin policor të Deçanit, Njësisë për Reagim të Shpejtë, me 17 gusht 2016, me urdhër të Prokurorisë dhe Gjykatës ka zhvilluar një operacion kontrolli/bastisje i koduar me emrin “LUMBARDHI” në katër lokacione të ndryshme në Deçan, Isniq dhe Baran i epërm.

Gjatë këtij operacioni policor janë arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët dyshohet se kanë kryer veprat penale “kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Personat e dyshuar të arrestuar në këtë rast janë:

S. O. lindur me 1975 m/sh/k

A. T. lindur me 1983 m/sh/k

A. T. lindur me 1988 m/sh/k

Gjatë këtij operacioni policor në cilësi të provave materiale janë konfiskuar:

234 bimë substancë, e dyshuar narkotike të llojit kanabis sativa30 gramë substancë, e dyshuar narkotike e llojit marihuanënjë peshore digjitale,152 bimë substancë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativanjë AK/47 me një karikator71 fishekë cal.7.62×39 mm,një granatë dore e llojit F-13 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë

Bimët narkotike janë shkatërruar në vend pas marrjes së mostrave, ku në vendngjarje ka dalë edhe njësiti i deminimit i Policisë së Kosovës, të cilët kanë bërë tërheqjen e granatës.

Personave të arrestuar u është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh për procedurë të mëtejme.

Temat
LajmeVend

Të afërta