Policia dhe Doganat konfiskojnë rroba të falsifikuara me vlerë 200 mijë euro, 5 të arrestuar

Personat e dyshuar, në bazë të urdhrit të prokurorit janë dërguar në mbajtje për vazhdim të procedurës të mëtejme gjyqësore. Përderisa, sipas vlerësimeve preliminare vlera e mallrave të cilat janë gjetur në lokacionet e dyshuara kalojnë 200,000 mijë euro.

Policia e Kosovës dhe Dogana kanë arrestuar pesë persona, gjatë një aksioni bastisjesh në 14 lokacione të ndryshe në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit. Arrestimet dhe bastisjet e kryera të enjten në mëngjes kanë qenë mbi dyshimet për kontrabandim dhe falsifikim të mallrave të tekstilit. Në të njëjtin aksion të Policisë dhe Doganës, të asistuar edhe nga ATK-ja, janë konfiskuar mallra që kapin vlerë mbi 200 mijë Euro, dhe mjete tjera të punës.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë dhe Doganës:

Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës sot gjatë një aksioni të filluar në orët e hershme të mëngjesit kanë arrestuar pesë (5) persona nën dyshimin e bazuar për Krim të Organizuar-Kontrabandim të mallrave, shmangije nga pagesa e taksave doganore.

Sot në orët e hershme të mengjesit ka filluar një operacion i gjërë i shtrirë në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit, në këtë operacion kanë marr pjesë mbi 100 zyrtarë policorë dhe doganierë. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në kuadër të Policisë së Kosovës (PK) dhe Dogana e Kosovës (DK), pas hetimeve intensive të kryera për disa muaj, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, mirë të organizuar, që në vazhdimësi kryente veprat penale të krimit të organizuar, shmangie nga pagesa e tarifave doganore – Kontrabandim i mallrave, bazuar në urdhëresën e Gjykatës kompetente, me dt. 18.08.2016, në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit, në katërmbëdhjetë lokacione të ndryshme, ka ndërmarrë operacionin policor, me ç‘rast janë arrestuar pesë (5) persona të dyshuar si dhe janë kontrolluar lokalet ku është zhvilluar kjo veprimtari e kundërligjshme. Në këtë aksion kanë asistuar edhe Administrata Tatimore e Kosovës.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar të dyshuarit me inicialet si në vijim:

F. H. dt. L. 1991 Kosovar/shqiptar
S. M. dt. L. 1988 Kosovar/shqiptar
F. Y. dt. L. 1980 Kosovar/shqiptar
S. B dt. L. 1979 Kosovar/shqiptar
H. B dt. L. 1988 Kosovar/shqiptar
Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale:

1 (një) mini fabrikë e improvizuar për falsifikimin e mallrave (19 makina per prodhim ilegal te tiketave te ndryshme).
2 (dy) hekurosese per vendosjen e tiketave në mallra
20 (njëzet) telefona celular
Sasi e konsiderueshme e mallrave te ndryshëm te kontrabanduara (tekstil, patika), si dhe pajisje te ndryshme elektronike.
Dokumente te ndryshme qe vlejnë si prova për procedure.
Personat e dyshuar, në bazë të urdhrit të prokurorit janë dërguar në mbajtje për vazhdim të procedurës të mëtejme gjyqësore. Përderisa, sipas vlerësimeve preliminare vlera e mallrave të cilat janë gjetur në lokacionet e dyshuara kalojnë 200,000 mijë euro.

orginald

orginald1

orginald2

Temat
LajmeVend

Të afërta