Odegaard ka një klub të ri, së shpejti zyrtarizimi

Mesfushori i Real Madridit, Martin Odegaard është në prag të zyrtarizimit të transferimit në Rennes.

Trajneri i Rennes, Christian Gourcuff ka konfirmuar interesimin për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Martin Odegaard.

Por, ai theksoi se ka ende punë para finalizimit të marrëveshjes së transferimit të futbollistit norvegjez në Francë.

Odegaard dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu pasi nuk ka hapësirë të mjaftueshme për lojë në skuadrën e trajnerit Zinedine Zidane.

Andaj, Rennes është i gatshëm ta shfrytëzojë rastin duke i ofruar minuta lojë në Ligue 1.

“Odegaard ende nuk është transferim i konfirmuar, për momentin. Por, jemi duke punuar në këtë aspekt”, deklaroi Gourcuff për të përditshmen sportive franceze “L’Equipe”, përcjell lajmi.net.

Odegaard po ashtu thuhet se është i interesuar të nënshkruajë me Rennes, por në formë të huazimit njëvjeçar.

Temat
BotëSport

Të afërta