Inspeksioni rrënon një objekt pa leje ne kryeqytet (Foto)

Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës ka bërë rrënimin e një objketi pa leje

Inspektorët nga Sektori i Ndërtimit kanë evidentuar ditë më par ndërtimin pa leje të një aneksi të shtëpisë në “Lagjen e Profesorëve”.

Sipas Komunës, palës i është lënë thirrja për paraqitje në Inspekcion, dhe pasi nuk është përgjigjur, i është lënë Aktvendimi përmes të cilit urdhërohet që menjëherë të fillojë rrënimin e aneksit përkatës, dhe ta kthejë hapësirën në gjendjen e mëparshme.

“Meqë një gjë e tillë nuk ka ndodhur, Drejtoria e Inspekcionit ka ndërmarrë sot aksion duke e penguar degradimin e mëtutjeshëm dhe duke rrënuar atë aneks, ashtu siç do të veprojë në secilin rast ku ka shkelje të tilla”, ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës.

qqq-1

cc-1

bb

Temat
LajmeVend

Të afërta