Erdogani kërkon llogari nga Obama për Gulenin

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha sot se ai personalisht do t’i kërkoj presidentit amerikan, Barak Obama që të ekstradojë Fethullah Gulen në Turqi.

Erdogan beson se Shtetet e Bashkuara si partner strategjik i Turqisë, duhet të bëjnë ekstradimin e Gulen, të cilin autoritetet turke e akuzojnë për organizimin e grusht shteti të dështuara ushtarake muajin e kaluar, thanë zyrtarët, transmeton lajmi.net.

“Unë personalisht do të kërkoj nga Obama të ekstradojë Gulen gjatë këtij viti”, tha Erdogani.

Washington, në anën tjetër, thotë se ata kanë nevojë për prova të qarta që e dëshmojnë përfshirjen e Gulen në grusht shtet.

Gulen, i cili jeton në shtetin amerikan të Pensilvanisë, i mohon akuzat e autoriteteve turke. /Lajmi.net/

Temat
BotëLajme

Të afërta