Djaloshi sirian që po trondit botën (Video)

Horrori dhe tragjedia në liftin e Sirisë, janë përmbledhur të gjitha në një fotografi të vetme, që shfaqë një fëmijë të lënduar.

Një djalë i vogël, i moshës pesë vjeçare, shihet i ulur në karrige brenda një ambulance, pas sulmeve ajrore në qytetin e tij në Aleppo. Ai nuk e dinte se ku i ka prindërit.

I mbuluar nga hiri e pluhuri i gërmadhave që dikur ishin shtëpia e tij, njëra anë e fytyrës së Omran Daqneeshit, është e tëra e mbuluar me gjak.

Në një video të publikuar në gazetën britanike Daily Mail, ai prekë fytyrën e tij që po gjakos, dhe më pas gjakun e fshinë për pëlhurën e karriges.

Djaloshi nuk po qante, përkundrazi ai ishte tepër i qetë në ambulancë, i lënë vetëm pasi ekipi i shpëtimtarëve kishte dalë t’i merrte fëmijët e tjerë të lënduar nga sulmet.

dfgfdg-2


Siri by GazetaExpress

Temat
BotëLajme

Të afërta