Dëgjojeni këngën që Dua e ka shkruar për këngëtaren italiane (Video)

Dua Lipa ka provuar të shkruajë edhe për dikë tjetër, marrë parasysh se këngët e saj i shkruan vetë.

Annalisa Scarrone është këngëtarja, e cila javë më parë e ka lansuar këngën me titull “Used to You”, të shkruar nga ylli shqiptar me famë botërore.

“Është hera e parë që Dua Lipa shkruan këngë për dikë në Itali. Versioni anglisht tregon pavarësinë e gruas, ndërsa edhe versioni italian në gjuhën time tingëllon bukur dhe fuqishëm”, ka shkruar Annalisa.

Kënga është ritmike dhe një hit veror tanimë në Itali, me Annalisën si këngëtare me famë në vendin e saj, transmeton KultPlus.

Ajo ka marrë pjesë disa herë në Sanremo, ndërsa vitin e kaluar u radhit e katërta në natën finale.

Scarrone e ka promovuar videoklipin e këngës “Used to You”, të cilin mund ta shikoni më poshtë.

Temat
Showbiz

Të afërta