Çka do të thotë fjala “burrështetas” sipas Shpend Ahmetit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në Facebook ka folur për deklaratat e djeshme të zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit si dhe kryeministrit, Isa Mustafa.

Ahmeti, ka krijuar një paragraf me atë se çka të bën burrështetas dhe çka jo. Sipas Kryetarit Ahmeti, Burrështetas nuk është ai që e ka rehatu krejt familjen e vet në dëm të shtetit…

Shkrimi i plotë në Facebook:

Meqë u përmend shpesh fjala burrështetas dje

Burrështetas është ai që nuk e vjedh vendin e vet!

Burrështetas është ai që e vendos interesin e shtetit që e përfaqëson para interesit personal!

Burrështetas nuk është ai që e ka rehatu krejt familjen e vet në dëm të shtetit e institucioneve!

Burrështetas nuk është ai që ka orkestru dhjetëra skandale në dhjetë vitet e fundit në dëm të shtetit!

Burrështetas nuk të bëjnë teshat e shtrenjta, e as stili i flokëve

Burrështetas është ai që mendon për shtetin përtej mandatit të vet, e përtej jetës së vet politike!

Edhe pse politikat e momentit mund të turbullojnë vijat e ndarjes, hajnat do të mbesin hajna, mashtruesit do të mbesin mashtrues, e burrështetasit e paktë që i kemi pas dhe do ti kemi do të mbahen mend si të tillë. Burrështetasve nuk kemi nevojë të ju thurim lavde.

Kosova prej një vendi me një status ndërkombëtar të respektueshëm, si viktimë e një lufte fashiste, në kohë rekorde 15 vjeçare është kthyer në vend të korrupsionit, krimit, izolimit, dhe e ka marr rolin e agresorit në pritje të gjykimit special për krime lufte. Vetëm artistët e sportistët ku shteti nuk ka arritur ti pengoj kanë arritur suksese.

P.S. në mungesë të një termi adekuat dhe për shkak të lidhjes së temave të sotme e përdora fjalën burrështetas. E njëjta vlen edhe për Gruashtetase.

Temat
LajmeVend

Të afërta