Biden ritheksoi mbështetjen e SHBA-së për termocentralin “Kosova e Re”

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden, në vizitën e djeshme, përveç shumë temave, u ndal edhe njëherë tek termocentrali “Kosova e Re” që pritet të ndërtohet së shpejti dhe ndikimin që do të ketë ai në zhvillimin ekonomik.

Gjatë konferencës së përbashkët me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, Biden ka rikujtuar se që Shtetet e Bashkuara e mbështesin ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Me këtë rast, Biden tha se SHBA-ja mbështetë forcimin e sigurisë energjetike, dhe se ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re” do t’i sjellë Kosovës energji të qëndrueshme dhe zhvillim ekonomik.

“Ne duam të ndihmojmë që të forcojmë sigurinë energjetike, për këtë arsye ne mbështesim ndërtimin e termocentralit të ri në Kosovë “Kosova e Re” që do t’i sigurojë Kosovës furnizim të qëndrueshëm me energji dhe do të zhbllokojë rritjen ekonomike”, ka thënë zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Me ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, pritet mbyllja e ndotësit më të madh në vend, e që është termocentrali “Kosova A”. Përveç kësaj termocentrali i ri pritet t’u jap fund mun gesave të energjisë elektrike, që sipas ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilecit, i ka kushtuar sektorit privat me qindra miliona euro.

Temat
LajmeVend

Të afërta