AAK nuk i bashkohet protestës së Vetëvendosjes

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e protestës së thirrur më 1 shtator nga Lëvizja Vetëvendosje por ka shprehur se nuk do të pengojnë askënd që dëshiron të jetë pjesë e protestës.

Ndërsa NISMA për Kosovën ka deklaruar se për këtë çështje do të vendosë kryesia.

Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj thotë se nuk kanë qenë pjesë e konsultave e as nuk do të jenë pjesë e organizimit.

“VV është organizatë autonome politike dhe është krejt normale të thërrasë protesta, kur ajo i vlerëson. Ajo që mund të them unë është se ne nuk do të jemi pjesë e kundërshtimit të protestave qytetare e politike, edhe kur organizohen nga të tjerët dhe nuk do pengojmë njeri që t’i bashkohen asaj, nëse ata vlerësojnë”, tha ai.

Ndërsa, Bilall Sherifi nga NISMA për Kosovën, tha se për këtë qështje vendos kryesia e partisë.

“Për këtë çështje vendos së pari kryesia e Nismës dhe, pastaj do ta informojmë publikun për vendimin që do ta marrim”, tha për Express ai.

Temat
LajmeVend

Të afërta