ZYRTARE: Suarez ka një klub të ri (FOTO)

Ish mesfushori i Atletico Madridit, Mario Suarez është larguar nga Watford duke u huazuar për një stinor te Valencia.

Watford ka lejuar largimin e mesfushorit spanjoll Mario Suarez në formë të huazimit për një vit në Valencia.

29-vjeçari erdhi në Vicarage Road në janar, por u largua shpejtë nga klubi nga Premierliga, përcjell “Lajmi.net”.

Suarez bëri 17 paraqitje në gjysmën e sezonit në Premierligë.

Mirëpo, klubi vendosi që ai nuk është më i dobishëm dhe ai përfundoi te Valencia, ku do të luajë në edicionin e ardhshëm.

19-68

Temat
BotëSport

Të afërta