ZYRTARE: Herolind Shala zgjedh ekipin e ri (FOTO)

Herolind Shala është transferuar në Kasimpasa.

Herolind Shala është bërë me ekip të ri. Futbollisti kosovar është transferuar në Turqi, ku tash e tutje do t’i mbrojë ngjyrat e Kasimpasas.

“Klubi i ri dhe kampionat i ri. Dua të ju njoftoj miqtë e mij që nga sot jom edhe zyrtarisht pjesë e skuadrës turke Kasimpasa. Mezi pres të filloj të luaj me skuadrën e re dhe të kemi suksese në kampionatin turk”, ka shkruar mesfushori kosovar në Facebook, përcjellë Zëri.

Së fundmi, Shala u largua nga Kombëtarja shqiptare për t’iu bashkuar Përfaqësueses së Kosovës.

19-77

Temat
Sport

Të afërta