ZYRTARE: Berisha nënshkruan me klubin e ri

Dardan Berisha është zyrtarizuar si basketbollist i ri i klubit polak, Polfarmex Kutno.

Dardan Berisha është transferuar zyrtarisht në Poloni.

Ish basketbollisti i Sigal Prishtinës ka nënshkruar me Polfarmex Kutno.

Faqja zyrtare e klubit ka konfirmuar transferimin e reprezentuesit të Kosovës.

“Polfarmex Kutno ka shuter të ri në ekip”, thuhet në njoftimin e klubit, përcjell “Lajmi.net”.

Berisha në edicionin e kaluar i ndihmoi Sigal Prishtinës të triumfojë në kampionatin e Kosovës, Kupën e Kosovës dhe Ligën Ballkanike.

Temat
SportVend

Të afërta