UEFA do të diskutojë për ndryshime të mëdha në Ligën e Kampionëve.
UEFA është duke konsideruar ndryshimin e formatit të Ligës së Kampionëve që parasheh që katër ekipet e para nga katër ligat kryesore të kualifikohen direkt për në garë.
Nëse aprovohen ndryshimet, katër ekipet e para nga Anglia, Gjermania, Spanja dhe Italia do të marrin pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, përcjell “Lajmi.net”.
Lejimi i katër ekipeve të para nga katër ligat më të forta të kualifikohen direkt për në Ligën e Kampionëve është vetëm një prej opsioneve që do të diskutohen.
Ndryshime pritet të bëhen edhe për ciklin e ardhshëm trevjeçar të garës mes 2018-2021.
Fjalët kyçe
UEFA