UEFA ndryshon Ligën e Kampionëve, këto ekipe e kanë të sigurt fazën e grupeve

UEFA do të diskutojë për ndryshime të mëdha në Ligën e Kampionëve.

UEFA është duke konsideruar ndryshimin e formatit të Ligës së Kampionëve që parasheh që katër ekipet e para nga katër ligat kryesore të kualifikohen direkt për në garë.

Nëse aprovohen ndryshimet, katër ekipet e para nga Anglia, Gjermania, Spanja dhe Italia do të marrin pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, përcjell “Lajmi.net”.

Lejimi i katër ekipeve të para nga katër ligat më të forta të kualifikohen direkt për në Ligën e Kampionëve është vetëm një prej opsioneve që do të diskutohen.

Ndryshime pritet të bëhen edhe për ciklin e ardhshëm trevjeçar të garës mes 2018-2021.

Temat
BotëSport

Të afërta