Tetë shtetet me më së shumti medalje në Rio 2016 (Foto)

Amerika është shteti që ka fituar më shumë medalje në Rio 2016, duke u ndjekur nga Britania e Madhe dhe Kina.

Amerika e ka konsoliduar vendin e parë në klasifikimin e medaljeve në Lojërat Olimpike Rio 2016, madje sportistët e saj e kanë thelluar akoma më shumë diferencën me vendin e dytë.

77 në total, 27 ari, 24 argjendi dhe 26 bronzi janë medaljet e fituara nga atletët amerikanë, të cilët në shumë disiplina nuk kanë patur rivalët rus, të pezulluar për shkak të dopingut.

Në vend të dytë me 16 medalje ari dhe 41 në total është ngjitur Britania e Madhe, e cila ka zbritur në vendin e tretë Kinën që ka 1 medalje ari më pak.

Në vend të katërt është Rusia me 36 medalje ari në total e ndjekur nga Gjermania me 9 medalje ari, 7 argjendi dhe 6 bronzi.

1_1471377852-3343755

Temat
BotëSport

Të afërta