Tentim vrasje në Pejë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në dyshimin se i njëjti gjatë një përleshjeje kishte goditur me thikë në shpinë viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agush Gjoci” në Pejë gjatë ditës së djeshmë në orët e vona të mbrëmjes, raporton lajmi.net.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës dhe sipas mjekëve është në gjendje stabile”, bëhet e ditur në raportin e Policisë.

Sipas tyre, nga i dyshuari është konfiskuar një thikë me të cilën dyshohet se është kryer vepra. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Arrestim-Ilustrim-1

Temat
LajmeVend

Të afërta