Porto-Roma përfundon baras, Monaco mposht Villarealin (Video)

Porto dhe Roma kanë barazuar 1:1, ndërsa Monaco ka mposhtur në udhëtim Villarealin 2:1
Ndeshja kryesore e natës së sotme në kualifikimet për Ligën e Kampionëve ndërmjet Portos dhe Romës ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.

Roma kaloi e para në epërsi me autogolin e Monteiro, ndërsa për Porton rezultatin e barazoi Adrian Silva nga pika e bardhë.

Në ndeshjen tjetër Monaco ka fituar në udhëtim te Villareal me rezultat 2:1, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt fazës së grupeve.

Temat
BotëSport

Të afërta