Në Kaliforni shpallet gjendje e jashtëzakonshme (Foto)

Në Kaliforni ka shpërthyer një zjarr si pasojë e një vale të nxehti të verës.

Rreth 82,000 banorë janë detyruar të shpërngulen pasi guvernatori Jerry Brown ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, transmeton lajmi.net.

Zjarri i rënë në Blue Cut u regjistrua dje në mëngjes rreth orës 10:30, përpara konstatimit të një reje të dendur tymi që vinte nga majat e maleve të shkrumbuara në kontenë San Bernardino, rreth 100 kilometra në lindje të Los Anxhelos.

Thuhet se janë djegur më shumë se 7.200 hektarë referuar qendrës së informimit mbi situatën e zjarreve të rëna Inciweb, duke shkaktuar mbylljen e qendrës së skive në Wrightwood dhe të disa segmenteve të autostradës.

Deri tani, askush nuk është lënduar seriozisht, por dy zjarrfikës duke provuar të ndalnin zjarrin në disa zona kanë marrë lëndime të lehta.

Të paktën tetë komunitete ishin nën urdhrat e evakuimit, që janë rreth 82, 340 njerëz.

la-me-blue-cut-fire-photos-20160816-002

la-blue-cut-fire-20160816

160816-cajon-pass-fire-4

la-me-ln-blue-cut-fire-20160816-snap

Temat
BotëLajme

Të afërta