Mustafa: Vizita e Bidenit do të fuqizojë miqësinë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së (Foto)

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa është takuar sot me Zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden.

Mustafa në një shkrim në faqen e tij në Facebook ka shkruar se të dy kanë zhvilluar një takim shumë të frytshëm bilateral, duke mos treguar për çfarë saktësisht biseduan.

Sipas Mustafës, vizita e Joe Biden në Kosovë do të ketë ndikim pozitiv në pozitiv në fuqizimin e mëtejshëm të miqësisë dhe të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Pas një takimi të shkurtër që pati me kryeministrin Mustafa, Joe Biden u takua me kabinetin qeveritar.

“Pata nderin e veçantë të pres sot Zëvendës Presidentin Amerikan, mikun e madh të Republikës së Kosovës, Joe Biden. Pasi i urova Zëvendës Presidentit Biden mirëseardhje në Kuvendin e Kosovës, zhvilluam një takim shumë të frytshëm bilateral. Jam thellësisht i bindur se kjo vizitë do të ketë ndikim pozitiv në fuqizimin e mëtejshëm të miqësisë dhe të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. Zoti i bekoftë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar në Facebook Kryeministri.

vide10

vide9

vide8

vide7

vide6

vide5

vide4

vide2

vide

Temat
LajmeVend

Të afërta