“Katastrofë” çfarë ka ndodhur me Benzeman

Karim Benzema nuk është në gjendje të mirë fizike dhe Real Madrid frikësohet se ai do të mungojë në fillim të sezonit të ri.

Karim Benzema ka dridhur Real Madridin.

Sulmuesi francez nuk ishte pjesë e ekipit për ndeshjen e mbrëmshme kundër Reims.

Dhe, nuk bëhet fjalë për një mungesë të rëndomtë.

Por, sulmuesi ka probleme fizike, shkruan e përditshmja sportive madrilene “Marca”, përcjell “Lajmi.net”.

Kurse, “Los Blancos” frikësohen se Benzema mund të mos rikuperohet me kohë për fillimin e sezonit të ri në La Ligë.

Temat
BotëSport

Të afërta