Fabregas – Real Madrid, “bombë” nga Zidane

Zinedine Zidane ka pranuar se mesfushori i Chelseas, Cesc Fabregas mund të transferohet në Real Madrid.

Zinedine Zidane nuk e ka përjashtuar mundësinë e transferimit të mesfushorit të Chelseas, Cesc Fabregas në Real Madrid.

Por, ai pranoi se ardhja e ish futbollistit të Barcelonës do të jetë e komplikuar.

“Nëse dëshironi të shtoni një mesfushor, do të jetë e komplikuar. Cesc është futbollist i mrekullueshëm por nuk është e lehtë”, deklaroi Zidane pas ndeshjes me Reims, përcjell “Lajmi.net”.

“Të inkuadroni një futbollist në qendër të mesfushës është mjaft e vështirë”, theksoi ai.

Temat
BotëSport

Të afërta