Djali i Osama bin Laden nxitë arabët që ta rrëzojnë qeverinë

I biri i themeluesit të Al-Qaeda, Osama bin Laden, ka nxitur arabët që të rrezojnë qeverinë në mënyre që të lirohen nga ndikimi i SHBA-ve.
Hamza bin Laden përmes një audio mesazhi, ka nxitur të rinjtë arab që t’i bashkohen Al-Qadea-s, me bazë në Jemen, në Gadishullin Arabik (AQAP) në mënyre që të fitojnë përvojën e nevojshme për luftë.

AQAP është themeluar në vitin 2009, si një bashkim i selive të Al-Qaeda në Jemen dhe Arabinë Saudite, si dhe cilësohet një nga grupet me vdekjeprurëse nga Amerika, transmeton Klan Kosova.

Sipas zyrtareve të inteligjencës amerikane, Hamza ishte i preferuari i Osama bin Laden, si dhe është vërejtur një rritje e dominimit të tij në mesin e xhihadistëve krahasuar me liderin egjiptian të Al-Qaeda, Ayman al-Zawahiri.

Temat
BotëLajme

Të afërta